Një nënë e re ka sjellë në jetë fëmijën ditën e djeshme. 24-vjeçarja greke është infektuar me Koronavirus. Siç raportojnë mediat greke, nëna dhe fëmija ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Fëmija lindi në spitalin Attikon dhe nëna ka edhe sëmundje koronare të zemrës. Apo po mbahet nën vëzhgim nga mjekët, për të parë nëse do të ketë ndërlikime pas lindjes.
Mediat greke shkruajne se foshnjës i është bërë testi dhe ka dalë negativ. Doktorët po presin edhe përgjigjen e testit të dytë për ta konfirmuar plotësisht.
24-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj janë të prekur të dy nga Covid-19.
