Ministrit të Shëndetësisë në Holandë, Bruno Bruins i ka rënë të fikët në seancën parlamentare. Në seancë po debatohej për Koronavirusin dhe teksa Bruno po fliste, i ra të fikët.
Kolegët e ndihmuan të ngrihej dhe i dhanë të pijë ujë. Pas këtij momenti ministri u largua nga salla e parlamentit.
Bruno shkruajti në Twitter se tani është mirë dhe se kjo gjendje kishte ardhur si pasojë e lodhjes.
"Jam mirë tani. Do shkoj në shtëpi për të pushuar që të mund të kthehem nesër për të luftuar krizën e koronës", tha ministri.
