Eurovision 2020 që do të mbahej në Rotterdam është anuluar, për shkak të Koronavirusit. Në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram u tha se festivali mund të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Shqipëria këtë vit do përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën "Fall from the sky". Këngëtarja pas këtij lajmi ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, një klip të shkurtër, teksa po përgatitej për perfomancën e saj. Ajo falenderon ekipin për punën e palodhshme dhe shkruan se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.
“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonimpër “Fall from Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë për këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.”
P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!”, shkruan Arilena.
View this post on Instagram
