Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 00:12

Kriza nga Koronavirusi/ Rama: Do shkurtojmë rrogat tona si qeveri

Kryeministri Edi Rama në emisionin e gazetares Eni Vasili është shprehur se si gjest simbolik për situatën e krijuar në vend nga Koronavirusi, do shkurtojnë rrogat si qeveri.

“Do shkurtojmë rrogat si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës, dhe do shkurtojmë rrogat e deputetëve. Jo se më këto rroga do ndikojnë për situatën, por kjo është diçka simbolike. Sepse do tregojmë që do lëmë dicka për ata që janë të pamundur dhe në fund të muajit u duhet të lënë gjithçka”, është shprehur Rama.