Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 22:10

Këtë video të Ermalit dhe Joelit të gjithë prindërit duhet t'ja tregojnë fëmijëve

Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video me të birin, Joelin. Videoja në fjalë është bërë për t'u parë nga gjithë fëmijët dhe tregon si funksionon puna e mikrobeve dhe sapunit.

Joeli ka kryer një eksperiment të cilin Ermali e ka filmuar hap pas hapi. Me anë të piperit, ujit dhe sapunit ai ka treguar se si ngjiten mikrobet në duart e njeriut në momentin që del jashtë dhe se si ato largohen kur ne i lajmë duart me sapun.

Dyshja kanë riprodhuar eksperimentin e edukatores angleze të kopështit, Amanda Lorenzo, e cila iu tregoi nxënësve të saj se sa i efektshëm është sapuni, duke përdorur piper, ujë dhe vaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eksperiment në shpið???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on