Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video me të birin, Joelin. Videoja në fjalë është bërë për t'u parë nga gjithë fëmijët dhe tregon si funksionon puna e mikrobeve dhe sapunit.
Joeli ka kryer një eksperiment të cilin Ermali e ka filmuar hap pas hapi. Me anë të piperit, ujit dhe sapunit ai ka treguar se si ngjiten mikrobet në duart e njeriut në momentin që del jashtë dhe se si ato largohen kur ne i lajmë duart me sapun.
Dyshja kanë riprodhuar eksperimentin e edukatores angleze të kopështit, Amanda Lorenzo, e cila iu tregoi nxënësve të saj se sa i efektshëm është sapuni, duke përdorur piper, ujë dhe vaj.
