Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, nga spitali "Shefqet Ndroqi" ishte i ftuar në studion e emisionit "Byro Politike" me gazetaren Juli Xhokaxhi. Ai ka folur për pacientin që u nda nga jeta ditën e sotme si dhe tregoi rreth planit që do ndiqet nëse numri i të prekurve do të vazhdojë të rritet.
“Nuk është e lehtë. Jemi në pandemi, jemi në situatë luftë, do japim më të mirën. Shefqet Ndroqi do jetë spital i linjës së dytë nëse tejngopjet Infektivi. Linja e tretë do të jetë Spitali Kirurgjikal dhe më pas nëse situata vazhdon të përkeqësohet do drejtohemi tek strukturat private….Kam një thirrje kam një thirrje: na ndihmoni që ky skenar të mbyllet brenda infektivit. Që të kemi sa më pak të infektuar, sa më pak humbje jete", u shpreh ai.
Burimi: "ABC News"
