Para disa ditësh me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, moderatorja Klea Huta, konfirmoi shtatzëninë dhe gjininë e foshnjës. Në foton në fjalë ajo shihej e shtrirë në krevat, e veshur me të bardha dhe me duart e vendosura te barku i rrumbullakosur.

Klea dhe Elgiti do të bëhen prindër të një djali dhe ditën e sotme moderatorja ka zbuluar detaje të reja rreth shtatzënisë. Teksa qëndron e izoluar në shtëpi për shkak të Koronavirusit, ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit nê Instastory.

Klea ka treguar se ka shtuar 8 kilogramë gjatë shtatzënisë. Po ashtu ka rrëfyer se e kanë zgjedhur emrin e djalit, por preferojnë të mos e bëjnë publik per momentin.




