Italia është vendi më i prekur nga Koronavirusi në Evropë. Vetëm brenda 24 orësh janë konfirmuar mbi 4 mijë raste të reja dhe janë shënuar 475 viktima. Një vogëlush 6 vjeçar i quajtur Pio, i cili jeton në Cesa, i është nështruar një transplanti dhe imuniteti i tij është shumë i dobët.
Nëse ai preket nga Koronavirusi, jeta e tij mund të vihet në rrezik prandaj vogëlushi me anë të një letre ka një thirrje për të gjithë qytetarët: “Nëse doni që të më shpëtoni jetën, atëherë qëndroni në shtëpi”.
Letra e tij është publikuar në Facebook nga e ëma, Ameli, ku shkruhet: “E dini se çfarë do të thotë që të jesh imunodepresiv. Mund të ta shpjegoj me katër fjalë të thjeshta: zero antitrupa, zero sistem imun. Unë jetoj në Cesa, kryebashkiaku po mundohet me të gjitha mënyrat që të më mbrojë mua dhe njerëzit e tjerë të dobët si unë, por… nëse nuk qëndroni në shtëpi, përpjekjet e tij do të shkojnë kot…mendojeni..faleminderit.”
Burimi: "ABC News"
