Italia mbetet vendi më i prekur nga Koronavirusi në Evropë. Numri i të infektuarve ka arritur 35.713. Autoritetet italiane të shëndetit kanë bërë me dije se vetëm gjatë 24 orëve janë konfirmuar 4.207 raste të reja.
Brenda ditës kanë ndërruar jetë 475 persona, ndërkohë që numri total i të vdekurve është 2.978.
Në mbarë botën, Italia është vendi i dytë më i prekur pas Kinës e cila numëron 80.894 të infektuar dhe 3.237 të vdekur. Megjithatë në Kinë është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Koronavirus.

