Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 18:06

A transmetohet virusi nga nëna te foshnja në bark? Flet mjeku Pëllumb Pipero

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës. Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin rregullat/ këshillatnga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Në këtë periudhë të vështirë, është normale që gratë shtatzëna të jenë të merakosura se nëse ndodh të infektohen mund t'ua transmetojnë dhe foshnjës së tyre.

Mirëpo i ftuar në studion e "News24", mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë. Gratë shtatëzëna duhet të rrinë të qeta, sepse Koronavirusi nuk transmetohet nga nëna te fëmija përmes gjakut.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 59 të infektuar dhe 2 viktima.