Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 18:06

Rikthimi i shpresave në Kinë/ Rihapen dyqanet dhe restorantet

Në Kinë numri i rasteve të reja me Koronavirus është ulur ndjeshëm. Shpresat e konsumatorëve vendas janë rikthyer.

Ditën e sotme qendrat tregtare dhe restorantet që kanë përmbushur standartet për mbrojtjen nga infeksionet, janë lejuar t'u shërbejnë qytetarëve.

Në Kinë, vetëm në dy muajt e parë të vitit humbën vendin e punës rreth 6 milionë banorë nga epidemia. Që nga dhjetori mbi 81 mijë persona janë infektuar, 70 mijë janë shëruar dhe 3.240 kanë ndërruar jetë.

Përmirësimi i situatës në vend ka bërë që autoritetet të mendojnë tërheqjen e gati 42 mijë mjekëve dhe infermierëve të thirrur në detyrë në provincën e Hubeit në kulmin e epidemisë në janar dhe shkurt.

Burimi: "ABC News"