Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 17:05

Shkon në 20 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se sot është konfirmuar edhe për një person të prekur me koronavirusin Covid-19.

“Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, thuhet në njoftimin e këtij Instituti.

Deri më tani ky Institut ka kryer 308 teste të personave që dyshohet se janë prekur nga sëmundja COVID-19.

Me rastin e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me koronavirus.