Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 16:04

Koronavirusi/ Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për punonjësit e administratës

Qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe të larta sigurie për parandalimin e Koronavirusit në vendin tonë. Vetëm së fundmi kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër njoftim.

Në njoftimin e tij, bëhet e ditur se duke filluar nga nesër të të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë.

Nga rregulli janë përjashtuar vetëm vetëm punonjësit e ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së financave apo të prefektura e bashkive.

Në rast se punonjësit e lartpërmendur thyejnë rregullat, Rama lajmëron se do t'iu mbahet rroga për tre muaj. Nëse përsërisin veprimin, do të largohen përfundimisht nga puna.