Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 16:04

Rama: Testi për Koronavirusin do u bëhet vetëm këtyre personave

Kryeministri Rama në një intervistë për News 24, sqaroi se Shqipëria do të ndjekë shembullin e Zvicrës, lidhur me testet. 

Zvicra teston personat mbi 65-vjeç dhe të sëmurët kronikë, kurse për të tjerët do rekomandohet qëndrimi në shtëpi.

"Zvicra që është një nga vendet më të pasura të botës dhe ka nje nga sistemet më të shkëlqyera të planetit, ka vendosur të testojë vetëm ata që janë 65 vjec, pse? Sepse janë më të prekshmit dhe më të dobëtit, si dhe ata me sëmundje kronike. Për të tjerët këshilla është qëndro në shtëpi, zbato rregullat, izolohu, ruaj distancat, nëse është e mundur qëndro në dhomë më vete. Kjo historia e testeve ka hapur debat por në të gjithë rajonin fokusi është tek më të rrezikuarit dhe jo teste pa fund. Nuk kemi nevojë të bëjmë teste, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë të afërmit. Po i bëmë këto kemi bërë detyrën tonë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr askush në botë në spital për shenja të lehta", u shpreh Rama.