Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 15:03

'Marku takoi pacientin zero', Rudina Dembacaj: Dyshoj se kaluam koronavirus

Rudina Dembacaj ishte sot në emisionin "Shqipëria live", përmes një lidhjeje direkte. Rudina u shpreh se druhet që ajo dhe Marku mund ta kenë kaluar ose mund të jenë ende me koronavirus. Moderatorja tregoi që Marku ka takuar në një ceremoni mortore pacientin zero prandaj i ka këto dyshime.

“Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2. Telefonuam 127 dhe na thanë që do na bëjnë tamponin, por mund të na vinte rradha pas dy ditësh. Ne pritëm dhe pimë vetëm paracetamol. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e Markut, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Ata nuk patën asnjë simptomë. Telefonova për herë të tretë 127 dhe u acarova sepse personi që mu përgjigj bënte si investiguese dhe e paedukatë ndërkohë që ne ishim shumë të trembur dhe kishim hallin e familjarëve të tjerë, të moshuarve dhe fëmijëve. Fola me doktoreshën e 127 dhe tha nuk ka tampon, nuk vimë dot t'ju bëjmë tamponin, por vetëizolohuni. I thashë që Marku ka takuar pacientin zero. Doktoresha më tha nuk vijmë dot t'jua bëjmë tamponin vetëm nëse jeni në gradë të fundit. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus”, u shpreh Rudina.