Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me qëllim parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, udhëzon të gjithë qytetarët të anulojnë udhetimet. "Te gjithe shqiptaret qe kane planifikuar udhetime, t’i anulojne menjehere, nese rruga qe kane menduar te bejne nuk eshte emergjence per ta apo per familjaret e tyre"
Ministria bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Dhe disa shtete kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
“Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës”.
