Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 11:11

Lajm i fundit/ Shkon në 59 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini bëri të ditur në një deklaratë për mediat se në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar. Prej tyre 4 raste kanë dalë pozitivë. 

Numri total i të prekurve me koronavirus në vendin tonë shkon në 59.

“Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste”.