Përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini bëri të ditur në një deklaratë për mediat se në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar. Prej tyre 4 raste kanë dalë pozitivë.
Numri total i të prekurve me koronavirus në vendin tonë shkon në 59.
“Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste”.
