Koronavirusi ka bllokuar në Spanjë 17 shtetas shqiptarë të rritur e fëmijë. "News 24" ka mësuar se ata nuk mund të kthehen dot pas mbylljes së kufijve nga Spanja. Shqiptarët e bllokuar janë bashkë me fëmijët dhe kishin shkuar në Spanjë për pushime. Ata kanë kërkuar ndihmë në ambasadën shqiptare në Madrid por nuk kanë marrë një përgjigje pozitive e as garanci.
Në Spanjë janë prekur nga koronavirusi 11,826 persona. Ky vend po përballet me një situatë të rënduar nga koronavirusi dhe është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve.
