Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 10:10

Mori masa të rrepta/ Turqia shënon viktimën e parë nga Koronavirusi

Turqia ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë të infektuar nga koronavirusi. Lajmin e bën të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha. Viktima është një burrë 89-vjeçar.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Turqi është 98. Turqia ka qenë ditët e fundit një shtet model në marrjen e masave dhe një nga shtetet e fundit ku u shfaq Covid-19. Megjithatë gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar më shumë se 50 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë tha se qeveria i ka marrë masat për të gjithë skenarët dhe u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet./Xing.al