Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 10:10

Miliarderi kinez dhuron mijëra teste, maska dhe kostume mbrojtëse për Afrikën

Miliarderi kinez, Jack Ma ka vendosur të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska â??â??dhe 1.000 kostume mbrojtëse për secilin vend afrikan për t'i ndihmuar të mbrohen nga koronavirusi. Jack Ma i cili është edhe bashkëthemeluesi i "Alibaba" dhe personi më i pasur i Azisë, ka ndihmuar edhe SHBA-në dhe Europën. Në fillim të këtij muaji ai dërgoi furnizimeve mjekësore në SH.B.A. dhe u zotua të shpërndajë dy milion maska â??â??mbrojtëse në të gjithë Evropën.

“Furnizimet për Afrikën do t’i dorëzohen kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, me kryeministër Abiy Ahmed, i cili mbikëqyrë shpërndarjen në pjesën tjetër të kontinentit”, tha ai në një deklaratë.

Miliarderi tha që fondacioni i tij Jack Ma dhe Fondacioni Alibaba gjithashtu do të ofrojnë materiale në internet për trajtimin klinik të koronavirusit për institucionet mjekësore në kontinentin afrikan.