Është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktima është 66-vjeçari nga Lushnja i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij ishte tepër e rëndë.
Autoritetet shëndetësore thonë se 66-vjeçari mbahej në reanimacion me respirim të drejtuar. Pacienti vuante nga disa sëmundje të tjera, si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Ndërkohë, në vendin tonë numri i personave të infektuar me koronavirus është 55, duke përfshirë edhe dy pacientët që kanë humbur jetën.
Burimi: tvklan.al
