Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 10:10

Vdes pacienti i dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktima është 66-vjeçari nga Lushnja i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij ishte tepër e rëndë.

Autoritetet shëndetësore thonë se 66-vjeçari mbahej në reanimacion me respirim të drejtuar. Pacienti vuante nga disa sëmundje të tjera, si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Ndërkohë, në vendin tonë numri i personave të infektuar me koronavirus është 55, duke përfshirë edhe dy pacientët që kanë humbur jetën. 

Burimi: tvklan.al