Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Mars 2020, 00:12

Sa erdhi nga Gjermania, këngëtari shqiptar del pozitiv me Koronavirus

Këngëtari shqiptar, shumë i njohur në Kosovë Muhamet Sejdiu ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që u kthyen dje nga Gjermania.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari në një prononcim për Gazetën Blic. I pyetur se a është e vërtetë që ai është prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.

Sipas gazetës, përpos Muhamet Sejdiut është infektuar edhe bashkëshortja e tij.