Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 22:10

U dyshua me koronavirus, dalin rezultatet e 15-vjeçares së shtruar në Sanatorium

Një vajze 15-vjeçare nga Mokra e Pogradecit iu mor mostra për analizë, pasi shfaqi simptoma të koronavirusit Covid-19. E reja u shtrua në Sanatorium dhe sot ka dalë përgjigja e analizës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se rezultati ka dalë negativ.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shendetit publik, sipas të cilit 15-vjeçarja nga Mokra ka rezultuar negative ndaj koronavirusit.