Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 22:10

Koronavirusi mbërrin në Malin e Zi, raportohen 2 të prekur

Koronavirusi ka mbërritur në Mal të zi i cili deri tani ishte vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk kishte konfirmuar raste me Covid-19. 

Dy persona janë të prekur dhe lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviç.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë u raportua se Mali i Zi mbylli kufijtë për shtetasit e huaj për të parandaluar përhapjen e virusit.

Mali i Zi gjithashtu vendosi izolim të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që vinin nga një vend i huaj. Hotelet, baret, klubet e natës, lokalet dhe restorantet u mbyllën.