Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 19:07

Rama firmos vendimin, ja ç'do të bëhet me këstet e kredive

Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë firmosur vendimin për lehtësimin e kësteve të kredive për të gjithë bizneset dhe individët që janë prekur nga situata e koronavirusit.

ë vendim theksohet se kredimarrësit duhet të komunikojmë me kredidhënësit duke u argumentuar arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrjen e pagimit të kësteve.

Ndërkohë që më pas bankat do të bëjnë procesimin e kërkesës dhe do të kthejnë përgjigje brenda tre ditëve.

"U tha u bë! Sapo e firmosa po ju’a çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim. Ju dua", shkruan Rama.