Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 17:05

Shkon në 17 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 17. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për mediat.

“Në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta me Covid-19, dhe gjithsej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive|, tha Vitia. 

Vitia njoftoi se në Klinikën Infektive ndodhen 10 pacientë në gjendje të qënderueshme, përveç njërit që është i moshuar dhe mjekët po e asistojnë me oksigjen.

“Informatat nga Klinika Infektive e QKUK-së, është se gjendja e te prekurve nga virusi që po trajtohen në këtë klinikë, e që aktualisht janë 10 pacientë, është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve, më i moshuari nga ta, që kohë pas kohe po asistohet vetëm me oksigjenoterapi, pacientët e tjerë janë duke e marrë një trajtim mjekësor dhe janë në gjendje stabile. Bile, dy nga të hispitalizuarit më parë janë liruar në shtëpi në gjendje stabile, dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë.”