Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 16:04

Aktori i 'Game of Thrones' del pozitiv me Koronavirus

Një nga aktorët më të njohur të serialit "Game of Thrones" ka rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19. Bëhet fjalë për aktorin norvegjez, Kristofer Hivju i cili ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe është vetizoluar në shtëpi me familjen e tij.

"Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq t'ju them se sot kam dalë poziti me Covid-19. Unë dhe familja ime jemi vetëizoluar në shtëpi. Jemi mirë, kam vetëm pak simptoma të ftohjes. Ka njerëz të tjerë në rrezik për jetën, prandaj ju këshilloj të jeni të kujdesshëm; lani duart, mbani 1.5 metër distancë nga të tjerët, karantinohuni; bëni ç'të mundni për të parandaluar përhapjen e virusit. Bashkë mund ta luftojmë virusin dhe të evitojmë krizën në spitale", shkruan aktori 41-vjeçar.