Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 15:03

Merret vendimi, ja ç'do bëhet me Kampionatin Europian 2020

Ditën e sotme UEFA ka mbajtur një video konferencë emergjente me federatat më të rëndësishme. Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit, është vendosur që turneu më i rëndësishëm i futbollit europian të shtyhet për në vitin tjetër.

UEFA pritet ta zyrtarizojë këtë vendim pasditen e sotme.

Sipas federatës norvegjeze, nisja e turneut do të shtyhet për në 11 Qershor të 2021.