Ditën e sotme UEFA ka mbajtur një video konferencë emergjente me federatat më të rëndësishme. Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit, është vendosur që turneu më i rëndësishëm i futbollit europian të shtyhet për në vitin tjetër.
UEFA pritet ta zyrtarizojë këtë vendim pasditen e sotme.
Sipas federatës norvegjeze, nisja e turneut do të shtyhet për në 11 Qershor të 2021.
