Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 15:03

Ambasadori jep lajmin: BE do të ndihmojë Shqipërinë në betejën me koronavirusin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter ka dhënë lajmin se BE është gati të mbështesë Shqipërinë në betejën me koronavirusin.

Sipas tij një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave është një sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në "betejën" me koronavirusin. Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor", shkruan Soreca.