Ish-Kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë “Forza Italia”, Berlusconi ka dhuruar 10 milion euro për rajonin e Lombardisë. Lombardia është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi.
Shuma prej 10 milion eurosh do të ofrohet në formë donacioni për të kontribuar në ndërtimin e një pavioni të kujdesit intensiv.
Këtë e bëri të ditur vetë Berlusconi, duke falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre, po ashtu edhe për drejtuesit e kamionëve të cilët shpërndajnë produktet ushqimore në të gjithë vendin.
