Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 12:12

Mbyllja e bizneseve/ Rama: Gati plani për kompensimin e pagave

Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, ka garantuar qytetarët të cilët kanë mbyllur aktivitetin ekonomik, se pagat e tyre do të kompensohen. Rama bën të ditur se po hartohet një plan kompensimi. Kështu deri në fund të muajit do të jenë shlyer të gjitha rrogat e punonjësve të bizneseve private që po qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndroni në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon! Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë”, shkruan Kryeministri.