Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 12:12

Shkon në 55 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në 55 numri i personave të prekur me Koronavirus në vendin tonë. Lajmin e bën të ditur Drejtoresha e Institut të Shëndetit Publik, Silva Bino e cila njoftoi se këtë të martë pozitivë kanë rezultuar 4 raste.

“Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste. Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 38 raste, Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnje 2 rast, Elbasan 2 raste, Fier 6 raste, Rrogozhinë 2 raste”, tha Bino.

Dy nga katër rastet e sotme janë pjesë e personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ata kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili u vizitua nga një i afërm që nuk tregoi se kishte udhëtuar në Itali. 

Bino theksoi se ky spital do të kthehet në spital COVID, ndërsa ministria po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.