Ka dalë pozitiv me Koronavirus një nga aktorët më të të njohur të Hollivudit, Idris Elba. Lajmin e bëri të ditur vetë aktori me një postim në Twitter, ku shfaqej krah bashkëshortes së tij.
Idris ka treguar se testi rezultoi pozitiv ndonese ai nuk ka simptoma. Aktori tregoi se bëri testin pasi ishte në kontakt me dikë i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
"Këtë mëngjes dola pozitiv me Covid-19. Ndihem mirë, nuk kam simptoma deri tani, por kam qenë i izoluar që kur mësova se mund të isha infektuar. Qëndroni në shtëpi njerëz dhe bëhuni praktik. Do t'ju informoj sesi do të shkojnë gjërat", u shpreh aktori.
Idris bëri thirrje që të mos bëhet panik, por të zbatohen rregullat.
This morning I tested positive for Covid 19. I feel ok, I have no symptoms so far but have been isolated since I found out about my possible exposure to the virus. Stay home people and be pragmatic. I will keep you updated on how I’m doing ð???ð?¾ð???ð?¾ No panic. pic.twitter.com/Lg7HVMZglZ
— Idris Elba (@idriselba) March 16, 2020
