Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 10:10

Karantinohen 15 ministra të Polonisë

Pesëmbëdhjetë ministra të qeverisë së Polonisë janë vetëizoluar. BBC bën të ditur se kolegu i tyre, ministri i Mjedisit ka rezultuar i prekur nga koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Mjedisit duke thënë se një ditë më parë bëri testin dhe rezultoi pozitiv.

Kjo ka bërë që pjesa më e madhe të gjithë ministrave të vetëkarantinohen, duke qenë qenë se mbledhja e fundit e qeverisë ishte në 10 mars. Në këtë mbledhje munguan 9 ministra dhe Kryeministri.

Ministrat që janë futur në karantinë po presin rezultatet e analizave.

Në Poloni janë konfirmuar 177 raste me koronavirus, dhe 4 pacientë kanë humbur jetën.