Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 10:10

Po dole pas orës 18:00, ja me sa lekë gjobitesh

Kryeministri Rama njoftoi ditën e djeshme se do të ndalohet lëvizja me këmbë pas orës 18:00, në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë. Rama bëri të ditur se do të hyjnë në fuqi edhe gjobat për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.

Vendimi i kryeministrit për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00 është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit qytetarët që kapen duke lëvizur në rrugë në orarin e përcaktuar nga qeveria, do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj, si dhe do t’iu bllokohet makina 3 muaj.

Gjoba për ata që grumbullohen në sheshe publike është 200 mijë lekë të vjetra si dhe bllokim të automjetit për tre muaj.

Burimi: abcnews