Nga Shqipëria / E Martë 17 Mars 2020, 10:10

Shënohet vetëm 1 rast i ri, si e mposhti Wuhani Koronavirusin

Wuhani ka shënuar ditën e djeshme vetëm një rast të ri me koronavirus. Kjo është një "fitore" për këtë qytet në të cilin shpërtheu koronavirusi në Dhjetor të vitit 2019.

Wuhani arriti ta mposhtë Koronavirusin falë izolimit dhe masave të forta nga autoritetet. Më pas, Kina u izolua tërësisht për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë Italia është shteti më i prekur në Europë ku numri i viktimave ka shkuar mbi 2 mijë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi koronavirusin COVID-19.