Mbrëmjen e sotme një tërmet i shkallës 3.2 Rihter ka tronditur Prishtinën. Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës Shemsi Mustafa, ka treguar për "Klan Kosova" se tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:13.
“Rreth orës 22:13 e ka goditur një tërmet regjionin e Prishtinës në mes të Magurës dhe Suhodollit. Tërmeti ka qenë rreth 3.0 shkallë të Rihterit. Nuk ka rrezik që të kemi ndonjë tërmet të madh. Mund të kenë ndonjë tërmet të intensitetit edhe më të ulët. Nuk ka vend për shqetësime “-ka treguar Mustafa.
Burimi: 'klankosova.tv'
