Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 22:10

Video/ Si e merr dhe çfarë i ndodh trupit tonë kur infektohet nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij të Facebook-ut, një video nga Paul Nuki, bashkëthemelues dhe CEO i Stepjockey, një biznes i shëndetit dixhital në Londër. Në videon në fjalë ai trajton se si e merr dhe çfarë i ndodh trupit tonë kur infektohet me Koronavirus.

"Shpërhapet nga spërklat nga hunda dhe goja kur kollitesh apo teshtin. Ato bien në sipërfaqe nga ku mund ta marrësh virusin me duar. Nëse prek hundën, sytë apo gojën, infektohesh. Mund të sëmuresh edhe nëse i prek njerëzit apo i shtrëngon duart, dhe pastaj prek fytyrën. Çfarë ndodh kur virusi hyn në trup? Virusi qëndron në fyt, në shumicën e rasteve simptomat janë të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti apo një kollë të thatë. Ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim dhe fillon të luftojë virusin. Mund të keni dhe temperaturë. Temperatura e trupit rritet sepse po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për virusin", shprehet mes të tjerash Nuki.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: