Një vaksinë eksperimentale për Koronavirusin ka filluar të testohet në personin e parë të shëndetshëm në Amerikë. Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive ka bërë të ditur lajmin.
Me vaksinën e re sipas studimit, parashikohet të testohen 45 të rritur të shëndetshëm për 6 muaj. Pjesëmarrësve do t'i bëhen dy injeksione me 2 muaj distancë.
Ky studim, që është ende në Fazën e parë, pritet të sigurojë që vaksina është e sigurtë dhe se shkakton një përgjigje të pëlqyeshme të sistemit imunitar. Kjo do të vërtetonte se vaksina është efektive për të ndaluar Koronavirusin.
Burimi: "ABC News"
