Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 20:08

1 javë e sëmurë, 'Bond girl' rezulton pozitive me Koronavirus

Aktorja e njohur, Olga Kurylenko, e cila ka luajtur në filmin e James Bond të titulluar "Quantum of Solace", ka deklaruar të dielën se ka rezultuar pozitive ndaj testit të Koronavirusit.

40 vjeçarja ka publikuar një foto nga dritarja e shtëpisë në profilin e saj të Instagramit dhe shkruan: "E kyçur në shtëpi pasi rezultova pozitive me Koronavirus. Jam sëmurë që prej një jave. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht këtë".