Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 19:07

Rama: Ja pse i rihapëm fasoneritë dhe Call Center-at

Qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe të larta sigurie pas përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë. Megjithatë ka shumë kompani dhe fabrika që nuk mund të mbyllen, sepse do të shkatërronin në mënyrë të menjëhershme ekonominë e vendit.

Në një video live kryeministri Edi Rama ka sqaruar për qytetarët, arsyen pse fasoneritë, Call Center-at e të tjera, se duhet të vazhdojnë me punën.

"Sikur të mos vareshim nga paratë që prodhon zinxhiri ekonomik i vendit, por paratë të na vinin nga qielli atëherë me të drejtën e Zotit, unë që më qëlloi sot të jem lideri juaj edhe sikur të jap gjithçka që kam, nuk kam si i ik kësaj përgjegjësie duhet të varesha nga këmbët madje në Sheshin SkëndÄ?rbej, për mosmbylljen e gjitha veprimtarive prodhuese, por ju lutem të gjithëve ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues sot, është njësoj si t'i heq gjithë Shqipërisë, pas dy apo tre muajsh aparaturat e frymëmarrjes që mbajnë në jetë një organizëm në gjendje të rëndë pas infektimit nga ky virus. Kjo do të ishte vetëvrasje për popullin.

Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë në asnjë mënyrë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet medoemos të shkojnë në punë. Masat mbrojtëse në një mjedis të kontrolluar pune, në hallkat kritike të zinxhirit ekonomik dhe zbatimi i këshillava nga vetë punonjësit, për të ruajtur distancën, larjen e duarve, shmangia e kontakteve fizike, funksionon. Ne iu kemi kërkuar papushim kompanive t'i marrin masat e thjeshta, por të domosdoshme për mbrojtjen e personelit dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me to. Kemi përcaktuar masa për kompanitë që do të kapen me shkelje nga grupet e inspektimit", është shprehur Rama.