Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 19:07

Koronavirusi/ Paralajmërim i fortë për furrat e bukës: Ja çfarë nuk duhet të bëjnë

Koronavirusi, me epiqendër fillimisht në Kinë, është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Qeveria ka marrë masa të larta sigurie për të përmirësuar situatën.

Shoqata e Bukës, Patiçerisë dhe Brumrave rekomandon që për arsye sigurie, buka nuk duhet të pritet më pasi kjo rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .

Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja  shumë të mëdha për intoksikimin.

Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse  të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës  që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.

Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë.

Burimi: 'ABC News'