Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 18:06

'Portokalli' vazhdon me një super mënyrë të re për të argëtuar shqiptarët

Një nga masat e aktit normativ që miratoi qeveria parashikonte sanksione për televizionet. Kështu transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë ose mund të rrezikojnë bllokimin e transmetimit. Në këtë mënyrë disa emisione që zhvilloheshin me më shumë se dy persona kanë deklaruar ndërprerjen e tyre për një kohë të pacaktuar.

Ndërsa "Portokalli" do të vazhdojë dhe me një mënyrë të re. Xhemi dhe Salsano kanë njoftuar se programi do të vazhdojë në formën e "Ditarit të Karantinës". Kështu aktorët do të na sjellin humor e të qeshura nga shtëpitë e tyre çdo të diel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portokalli (@portokallitch) on