Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 18:06

Mjeku reanimator në QSUT rezulton pozitiv me Koronavirus

"Ballkan Web" dhe "News24l" kanë zbuluar se ka shkuar në 8 numri i mjekëve të prekur nga Koronavirusi në Shqipëri. Në një lidhje live në "News24" nga Infektivi i Tiranës, gazetarja Aurora Golemi, tha se burime brenda QSUT i kanë konfirmuar se një mjek reanimator është prekur nga Koronavirusi.

Ai ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në tetë numrin e mjekëve të infektuar në vendin tonë. Po ashtu Golemi ka treguar se gjatë orëve të fundit pranë Infektivit të QSUT kanë mbërritur gjashtë autoambulanca.