Nga Shqipëria / E Hënë 16 Mars 2020, 17:05

Koronavirusi/ Bashkimi Evropian mbyll kufijtë

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës. Bashkimi Evropian ka njoftuar se pritet që të izolojë veten nga të gjithë të jashtimit, duke përfshirë dhe britanikët.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka prezantuar një propozim për të anuluar të gjitha fluturimet që nuk janë të domosdoshme nga qytetarët që vijnë nga vendet jo anëtare. Për 30 ditë Shengeni nuk do të jetë një hapësirë e lirë udhëtimi.

Furnizimi me medikamente emergjente dhe ushqim do të vazhdojë të kryhet në union. 

Von der Leyen u shpreh: “Këtu në Evropë ne jemi goxha të prekur nga koronavirusi dhe e dime që çdo gjë që mund të reduktojë interaksionin social mund të reduktojë edhe përhapjen e virusit. Sa më pak udhëtime aq më më shumë mund ta përmbajmë ne virusin.”

Burimi: "ABC News"