Françisko Garsia, trajneri i klubit spanjoll të futbollit për të rinj "Atletiko Portada Alta", ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re. Vetëm 21 vjeç, ai kishte ndjerë simptoma gripi së fundmi dhe kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Gjatë vizitës, mjekët konstatuan se i riu vuante po ashtu nga leucemia dhe kjo e ka bërë të pamundur përballimin e Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi që drejtohej nga 21 vjeçari.

